Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) kanë thënë se nuk do ta përjashtojnë Izraelin nga pjesëmarrja në “Eurovision Song Contest 2024”.

Siç raporton gazeta suedeze Aftonbladet, EBU beson se Radio Televisioni Publik i Izraelit (KAN) i plotëson të gjitha kriteret për të konkurruar në festivalin evropian, shkruan WiwiBloggs.

EBU tha në një deklaratë: “Eurovisioni është një garë ndërmjet organizatave të shërbimit publik nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme që janë anëtare të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Është një konkurs për transmetuesit – jo qeveritë – dhe transmetuesi izraelit ka marrë pjesë për 50 vjet në festival”.

Organizatorët e festivalit evropian thanë gjithashtu se dëshirojnë të ruajnë statusin e konkursit si “një ngjarje apolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”.