Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me përkeqësimin e motit dhe reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin.

Rama ka bërë me dije masat që merren nga autoritetet për të përballuar çdo vështirësi, ndërsa u ka barë apel qytetarëve të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës.

“Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike. ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje”, njofton kryeministri.

Reagimi i plotë

Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit

Mbi 1500 punonjës të #OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike

Ndërkohë, #ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje

🙏Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika.