Dashi

Në çfarëdo situate që të jeni, gjatë kësaj dite nuk duhet të besoni verbërisht tek askush sado mirë që t’i njihni personat. Nëse jeni në një lidhje, falë mbështetjes që do iu japë Mërkuri në planin sentimental, marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të stabilizohet. Mund të ketë edhe ndonjë rizgjim të rrufeshëm të pasionit. Ju beqarët do keni takime mjaft të bukura. Përfitoni sa të mundni sepse mundësi të tilla nuk vijnë gjithmonë. Në planin profesional duhet të ruani marrëdhënie të mira me kolegët sepse në një moment ata do ju duhen për të hedhur hapat para. Ndryshime pozitive do ketë edhe në plani financiar. Do jeni më të përgjegjshëm për shpenzimet që do bëni.

Demi

Sjellja juaj gjatë kësaj dite do përcaktojë edhe vijimësinë. Tregohuni më realistë, por mos besoni verbërisht tek askush. Mbani përherë një hije dyshimi. Për të dashuruarit priten momente të qeta. Shfrytëzojini ato për të reflektuar mbi të ardhmen. Nëse ju kanë mbetur pezull disa probleme duhet të mundoheni t’i zgjidhni. Ju beqarët do keni një ditë të mrekullueshme. Takimet do jenë të shumta dhe mund të krijoni edhe një lidhje të qëndrueshme. Në punë, mungesa e realizmit dhe pavendosmëria mund t’iu pengojnë për të ecur para. Ndryshoni sa pa qenë shumë vonë. Për financat do jetë një dite jo ndryshe nga të tjerat. Mos shpenzoni shumë por hiqni ndonjë lek mënjanë.

Binjakët

Gjatë kësaj dite mund të lindin probleme vetëm nëse ka mungesë komunikimi. Bëni të pamundurën për të pasur një jetë sa më të mirë. Për ju të dashuruarit do të rikthehet entuziazmi. Nëse keni kohë që jeni bashkë do e përforconi edhe më tepër lidhjen dhe do mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni. Ju beqarët do jeni joshës dhe askush nuk do iu rezistoje dot. Përfitoni sa të mundi nga kjo ditë dhe do e shihni që e ardhmja do jetë më e kënaqshme. Në punë nuk do ndaleni asnjë çast së luftuar për të drejtat tuaja dhe nuk do keni frikë nga asnjë lloj sfide. Në planin financiar do jeni më të zotët për të menaxhuar gjithçka me kujdes.

Gaforrja

Mëngjesi i sotëm ka për të qenë paksa i mërzitshëm për ju, por pas mesditës situata do normalizohet dhe dielli do iu ngrohë shpirtin. Për ju të dashuruarit pritet që dita të jetë më e mirë sesa ju mendonit. Do kaloni disa orë të mrekullueshme dhe harmonia do të mbretërojë. Për ju beqarët ka shumë mundësi që të vijë dashuria e madhe. Mos i vini prita askujt, por tregohuni sa më të hapur. Marsi do ju ndihmojë të arrini të gjitha sukseset profesionale. Do jeni të gatshëm për gjithçka dhe Jupiterin do e keni mbështetje. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme. Vazhdoni sa më shumë të mundni të shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Luani

Sot, ndryshe nga sa e keni menduar gjërat do ecin më mirë me kusht që të mos refuzoni ftesat dhe propozimet që do ju bëhen në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe jo shumë të qetë që keni kaluar, situata do fillojë të qetësohet. Ankthi dhe stresi që iu kishte pushtuar do fillojë të largohet dalëngadalë. Takimet për ju beqarët do të shtohen edhe më tepër. Flisni sinqerisht me ata që do takoni në mënyrë që t’i njihni më mirë. Në punë do keni ide shumë origjinale, por mos pranoni t’ia shisni lëkurën ujkut për të arritur majat. Përqendrohuni dhe reflektoni para se të veproni. Jupiteri dhe Plutoni do të favorizojnë financat. Nëse tregoheni edhe pak më të matur, buxheti do të rritet.

Virgjëresha

Kujdesuni më shumë për jetën tuaj gjatë kësaj dite sepse po nuk u kujdesët ju nuk duhet të shpresoni të mendojnë të tjerët për ju. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni as problemin më të vogël. Planetët do influencojnë shumë pozitivisht dhe do e përforconi më tepër lidhjen që keni krijuar. Momentet e intimitetit do të shtohen. Një gjë është e sigurt për ju beqarët, dita do jetë e animuar dhe plot emocione. Në punë do jeni shumë ambiciozë, do keni shumë arritje dhe nuk do bëheni aspak mendjemëdhenj. Kjo sjellje do ju çojë shumë më lart nga sa kishit menduar. Në planin financiar do keni një strategji të mirë dhe do vendosni gjithçka në ekuilibër.

Peshorja

Gjatë kësaj dite kënaqësitë që do përjetoni do jenë edhe më të mëdha nga sa i keni menduar edhe vete. Nëse jeni në një lidhje atmosfera do jetë elektrizuese dhe pasionante. Sot mund të merrni edhe vendime të rëndësishme sepse do jeni shumë te kthjellët. Ju beqarët nga ana tjetër do keni takime të cilat pas pak kohësh do marrin një kthesë më serioze. Ka shumë gjasa që të krijohen edhe lidhje afatgjata. Në punë Marsi do ju ndihmojë ta përmirësoni situatën me kusht që ju të lini pas krahëve ankthin dhe stresin. Në planin financiar do iu ndihmojnë disa miq dhe do i zgjidhni problemet që keni pasur. Më në fund do merrni frymë lirisht.

Akrepi

Asgjë dhe askush nuk do ju sfidojë gjatë kësaj dite kështu që merrini gjërat me sa më shumë qetësi. Për ju të dashuruarit do të mbizotërojë lumturia. Vazhdoni të tregoheni tolerantë e të bëni disa lëshime të vogla dhe do e shihni që ambienti do ngrohet më tepër. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do bëni për vetë cilindo që iu pëlqen. Pritet edhe krijimi i ndonjë lidhjeje. Në punë do merrni iniciativa të guximshme dhe do i kaloni njëherë e mirë pengesat që keni pasur. Do e kuptoni se çdo gjë është më e thjeshtë nga sa keni menduar. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do te thotë që iu të hidheni menjëherë në detin e shpenzimeve.

Shigjetari

Sido që të vijnë gjërat sot mundohuni t’iu kushtoni pak më tepër rëndësi edhe miqve. Keni për të marrë mbështetje dhe ngrohtësi pafund. Për ju që keni krijuar tashmë një lidhje gjërat do shkojnë më së miri. Nuk do keni më debate si dikur dhe do zgjidhni edhe disa çështje të mbetura pezull prej kohësh. Ju beqarët jo vetëm që do keni fat në dashuri, por planetët do iu mbrojnë edhe nga zhgënjimet. Planetët do kenë ndihmë të madhe nga planetët dhe do keni sa dinamikë aq edhe me besim tek vetja. Do avanconi me hapa gjigande. Disa shpenzime të nevojshme dhe të papritura do ua tronditin pak planin financiar. Tregohuni shumë të kujdesshëm e të matur.

Bricjapi

Po nuk bëtë vetë asnjë përpjekje mos prisni që gjërat të rregullohen gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje edhe pse jeta juaj do dominohet nga rutina, do mbizotërojë ekuilibri. Nuk do keni debate apo probleme. Ka mundësi që nëse para pak kohësh keni pasur mosmarrëveshje të afroheni pranë atij që dashuroni. Ju beqarët nuk do interesoheni shumë për çështjet e zemrës dhe do i merrni gjërat si t’iu vijnë. Duke qenë se Plutoni do ndikojë negativisht tek jeta juaj profesionale, nuk do keni asnjë ide si të përparoni me projektin që keni nisur. Mërkuri do influencoje tek financat. Menaxhojeni me shumë kujdes buxhetin në mënyrë që as nesër të mos keni surpriza të këqija.

Ujori

Dita e sotme nuk do jetë një nga ato më të lumturat për të cilën keni shpresuar. Nëse keni një lidhje, mundohuni ta kontrolloni veten dhe të mos tregoheni shumë agresivë me partnerin. Do vije një moment ku ai nuk do durojë më. Dashuria për ju beqarët nuk do jetë e favorizuar. Më mirë mos mendoni për të, por lërjani gjithçka kohës. Në punë ka mundësi të përballeni me disa konflikte të cilat do ua turbullojnë disi mendimet. Qetësohuni, merrni frymë lirisht dhe vendimet merrini në një moment tjetër. Në planin financiar do tregoheni të matur dhe të guximshëm. Në këtë mënyrë do kryeni transaksione të rëndësishme dhe do e përmirësoni situatën.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të hapur se më parë dhe ka mundësi të ndani edhe disa sekrete që për shumë kohë i keni mbajtur të fshehura. Për ju të dashuruarit marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë mjafton të bëni ndonjë lëshim më tepër. Do ndiheni aq mirë saqë në disa momente do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr. Nëse jeni beqarë duhet të bëni edhe pak durim. Do keni takime premtuese gjatë kësaj dite, të cilat ka shume gjasa të shndërrohen në histori dashuri të këndshme. Në punë do keni pranë Hënën e cila do iu japë më tepër siguri për të guxuar dhe për të marrë vendime. Dijeni se çdo gjë do jetë në interesin tuaj. Yjet do jene në anën tuaj në planin financiar dhe nuk do keni vështirësi.