Një burrë është arrestuar dhe akuzuar për ngacmim dhe përndjekje të Taylor Swift në shtëpinë e saj në New York.
David Crowe, 33 vjeç nga Seattle, u arrestua të hënën pas ankesave për një “burrë të sëmurë emocionalisht që vepron në mënyrë të çuditshme”. Ai u akuzua për ngacmim dhe përndjekje, tha Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.
Pak ditë më parë shtëpia e Swift dukej se ishte shënjestër e një tentative grabitjeje por ajo nuk ndodhej aty. Policia nuk ka konfirmuar nëse i dyshuari i arrestuar është i lidhur me rastin e ngacmimit dhe ndjekjes.
Kjo nuk është hera e parë që Taylor bëhet pre e incidenteve të tilla. Në vitin 2022, një burrë u arrestua pasi makina që ai po drejtonte në gjendje të dehur u përplas në shtëpinë e saj si një përpjekje për të hyrë. Në një rast tjetër, Roger Alvarado, hyri në shtëpinë e saj dhe u gjet nga policia duke fjetur në shtratin e saj. Ai u dënua me gjashtë muaj burg.