Reagim i Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për aksionin e policisë në Mirditë, ku një të riu iu sekuestruan 2 mina, 1 kallashnikov dhe municione.
Përmes një mesazhi, Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit.
“Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike. Përgëzoj Policinë e Shtetit Rrëshen për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse, si dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.
Gjatë natës janë zhvilluar edhe dy operacione kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur. Duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.”, tha ai.