Ova dhe Memo përlotën të gjithë botën, duke bërë që filmi të korrte sukses menjëherë.
“Mrekulli në qelinë nr.7” ka qenë filmi më i ndjekur i këtij viti, jo vetëm në Turqi, por edhe kudo në botë.
Ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit” në Izmir.
Aras Bulut Iynemli mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.
Po ashtu filmi rrëmbeu edhe çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.





