Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg kreun e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarin për falsifikim. Hajdari nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit që kishte qenë i dënuar më parë në Greqi.
Me gjykim të shkurtuar Hajdari dënohet me 9 muaj burg, e cila do konvertohet me 150 orë punë vullnetare në komunitet.
Kreu i Kuçovës u kallëzua në SPAK nga ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki Lefter Maliqi.