Disa media gjermane nxituan të raportojnë se Josef Fritzl, i njohur si “Përbindëshi i Amstettenit”, po lirohet nga burgu.
Megjithatë, babai austriak që përdhunoi vazhdimisht vajzën e tij me të cilën kishte shtatë fëmijë dhe e mbajti si skllave në bodrumin e shtëpisë së tyre, mbetet në burg.
Ai thjesht do të transferohet në institucionin korrektues (një vend ku mbahen njerëzit kur janë arrestuar dhe dënohen për një krim) nga burgu i sigurisë maksimale ku mbahet që nga viti 2009.
Ai thjesht do të transferohet në institucionin korrektues (një vend ku mbahen njerëzit kur janë arrestuar dhe dënohen për një krim) nga burgu i sigurisë maksimale ku mbahet që nga viti 2009.
Siç raporton rrjeti gjerman “n-tv”, një komision prej tre gjyqtarësh, i Gjykatës së Qarkut të qytetit Krems në Austri vendosi sot se 88-vjeçari nuk do të lirohet për arsye parandalimi.
Në vitin 1984, në qytetin e vogël austriak të Amstetten, Fritzl kishte mbyllur vajzën e tij atëherë 18-vjeçare në bodrumin e shtëpisë së tij.
Për 24 vjet ai e përdhunoi dhe kishte shtatë fëmijë me të. Njëri prej tyre humbi jetën.
Sipas autoriteteve, gruaja e tij, e cila jetonte në katin e parë të shtëpisë me pjesën tjetër të familjes, nuk dinte asgjë për këtë.
Kur çështja u bë publike në vitin 2008, mbushi titujt kryesorë të medieve botërore.
Sot “Përbindëshi i Amsteten” u ul në bankën e të akuzuarve për të dëgjuar vendimin e gjykatës.
Ishte pak pas orës 7 të mëngjesit kur Fritschl, tani 88 vjeç, u soll në gjykatë.
Pas mbërritjes së tij, kamerat e kapën atë të ulur duke buzëqeshur në sediljen e pasme të një makine, me një këmishë xhins.
Ai shoqërohej nga tre zyrtarë të gjykatës. Për 24 vjet, babai austriak e mbajti vajzën e tij në burgun-bodrum të shtëpisë së tyre në Amstetten të Austrisë.
Ai e përdhunoi atë një mijë herë dhe bëri shtatë fëmijë me të. Njëra prej tyre, vajza e madhe, u sëmur rëndë në prill 2008.
Ajo ishte tashmë 19 vjeçe dhe nuk e kishte parë kurrë dritën e diellit pasi i ati ishte “kujdesur” për të.
Fritzl e çoi në spital kur gjendja e saj u përkeqësua. Aty humbi jetën.
Ai u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009.