Damian Gjiknuri ka dhënë një konferencë për mediat pas mbledhjes së komisionit të Reformës Zgjedhore që u mbajt online.
Gjiknuri u bëri thirrje deputetëve demokratë që të mos bllokojnë komisionin, pasi sipas tij është edhe në interes të vetë opozitës.
“Synimi ynë është të çojmë punën përpara. Jeni dëshmitare që një pjesë e opozitës me veprime vandale e ka bërë të pamundur mbledhjen fizike të komisionit. Komisioni është gjithëpërfshirës, është ngritur nën frymën e përfaqësimit të rrymave politike që janë në Kuvend. Asnjë zë aty nuk është i pa përfaqësuar. Veto është më shemër të bllokuar, pretendimi i ngritur. Nuk duhet të mbahemi tek çështja e vetos, palët kanë ekspertet e përfshirë për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Vullneti i mazhorancës është që të dëgjoje të gjitha palët. Flukse e opozitës të vijnë me propozime konkrete. I bëj thirrje, mos pengoni zhvillimin e komisionit. Është në interesin tuaj, reforma i duhet edhe opozitës.
PS mund të jetë edhe e qetë me këtë kod Zgjedhor, pasi jemi parti në Pushtet dhe kemi një kod të aprovuar nga ODIHR. Mund të ketë nevojë të ndreqë disa probleme. Por mbi të gjitha opozita duhet të jetë e para e interesuar, se kuptoj si pengon diçka që është në interes të saj”, tha ai.