Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste në aktivitetin “Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve”, iu është drejtuar edhe të rinjve që duan të ikin në Gjermani.
Ai krahasoi formën se si “pihet” kafja në Shqipëri me atë në Gjermani. Sipas Ramës, në Gjermani do të pish një kafe si “lëng gështenje”, madje edhe të presësh biletë 5 euro për të shkuar për ta pirë.
Të gjitha këto sipas kryeministrit duhen llogaritur në kosot.
“Duke parë që qeveria shqiptare po bën ekstra sforco që njerëzit tanë të kenë paga dinjitoze dhe në një moment të caktuar mos kenë diskutim mes vetit të rrime këtu apo të ikim…pavarësisht se pagat kur i shikon në pamje të parë duken me diferencë të madhe, por kur shkon pak me thellë, sesa pjesë të pagës mësuesi këtu ja lë shtetit dhe sa pjesë të pagës mësuesi andej ja lë shtetit ndryshon ekuacioni.
Në fund të të gjitha llogarive unë fus kafen. Të shkosh në Gjermani të punosh për një pagë më të lartë dhe të pish atë kafen që është si lëng gështenje dhe ta pish vetëm dhe për ta pirë të marrësh biletën 5 euro, ndërsa këtu kafen mund ta pish në diell, madje edhe në ditë pune është një llogari që duhet bërë dhe përtej shakasë që në këtë rast është më shumë se të vërtetës”,-tha Rama.