Arrestohen në flagrancë në Durrës 2 drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve i dehur, ndërsa tjetri pa leje drejtimi.

U arrestuan shtetasit:

L. P., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

D. V., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.