Aktorja Rebel Wilson është shpallur e pafajshme pasi u padit për shpifje nga aktorja Charlotte MacInnes, e cila luajti rolin kryesor në filmin The Deb.
Pas vendimit Wilson falenderoi sistemin ligjor australian, duke thënë se i gjithë procesi e kishte vënë në provë edhe pse ende vazhdoj të krijoj punë për njerëzit.
Aktorja austriliane MacInnes pretendoi se Wilson dëmtoi reputacionin e saj në një seri postimesh në rrrjete sociale duke pretenduar se ishte ngacmuar seksualisht nga producentja e The Deb , Amanda Ghost , ku më pas bashkëpunuan për të mbuluar atë që ndodhi.
Dy muaj pas përfundimit të betejës gjyqësore në gjykatën federale, gjyqtarja nxorri të pafajshme Wilson pas përçarjeve midis aktorëve dhe producentëve.





