Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka reaguar edhe njëherë tjetër për reformën zgjedhore teksa zgjedhjet e ardhme parlamentare po afrojnë.
Ai iu bën thirrje palëve politike që të dialogojnë për të siguruar një marrëveshje të gjerë rreth reformës zgjedhore.
“Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ne kemi nevojë për dialog politik gjithëpërfshirës për të siguruar një marrëveshje të gjerë rreth Reformës Zgjedhore.
Këtë e theksova në takimin tim të djeshëm me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke ndarë pikëpamjen e ODIHR-it se ndryshimet legjislative duhet të dakordësohen në konsultim me të gjithë aktorët e përfshirë. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë KQZ-në në përpjekjet e saj për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve të Bashkimit Evropian”, mbyllet reagimi i ambasadorit të BE.