Rajoni spanjoll i Katalunjës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi po përballet me thatësirën më të madhe në historinë e vetë.
Nga e enjtja, banorët do të ndalohen të lajnë makinat e tyre dhe të mbushin pishinat bosh, sipas masave të marra për të përballuar krizën.
Më shumë se gjashtë milionë katalanas do të preken në 200 qytete dhe qyteza, duke përfshirë edhe Barcelonën.
Kufizimet u njoftuan pasi rezervuarët ranë në afërsisht 16% të kapacitetit të tyre.