Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar se është kërcënuar tre herë nga persona të panjohur, e para nga një telefonatë nga burgu dhe dy raste të tjera drejtpërsëdrejti.
Ahmetaj tha se kërcënimet kanë qenë të frymëzuara politikisht.
“Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu, dy herë drejtpërsëdrejti. Kur kërcënimi arriti te gruaja që mbante fëmijën tim, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh. Hera e fundit ka qenë te rrethi te liqeni, ku kisha shtëpinë me qira.
Kanë qenë të frymëzuara politikisht, se të thotë kryeministrit ‘të vejë në të sëmës’ ose të thotë se ‘po të isha prokuror të ishte me keq’, kush do më kërcënojë mua”, tha nënjë intervistë për Syri.Tv