I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, kryeministri Edi Rama ka vizituar Qendrën e rindërtuar Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Punonjësit e kësaj qendre u shprehën se tashmë transformimi i godinës është rrënjësor me pajisjet e teknologjisë së lartë dhe çdo sistem të digjitalizuar.

Rama theksoi gjatë inspektimit se kjo qendër është kthyer në një operator ekselence për shërbimin publik shëndetësor në vend.

Kujtojmë se para një jave, kreu i qeverisë foli në një konferencë për mediat edhe për autonominë menaxheriale për QSUNT dhe 4 spitale të tjera rajonale. Ai u shpreh se nuk ka më asnjë arsye që qytetarët t’i drejtohen privatit, sepse spitalet shtetërore janë në të njëjtin nivel me ato të BE-së, qoftë për kushtet ashtu dhe cilësinë e shërbimit.