Sulmues të armatosur kanë qëlluar për vdekje lider tradicional dhe kanë marrë peng bashkëshorten e tij e një tjetër person në jugperëndim të Nigerisë, njoftonin autoritetet.
Sulmuesit e organizuar mire raportohet se bastisën pallatin e Segun Aremu – gjeneral ushtrie në pension dhe monark tradicional me titullin Olukoro i Koro.
Nuk është ende e qartë cilët janë sulmuesit dhe nëse kanë bërë kërkesa për shpërblesë për pengjet.
Sulmi i rëndë vjen pas një serie episodesh të pashpjeguara dhune dhe pengmarrjesh ne kete rajon te Nigerise, kryesisht ndaj liderëve te komuniteteve popullore, shkruan BBC.
Policia konfirmonte ngjarjen duke thënë se bashkëshortja e liderit ishte marrë peng.
“Sulmuesit pushtuan rezidencën e liderit tradicional, ata e vranë atë dhe u larguan me gruan e tij”.
“Ne sigurisht do të zbulojmë autorët dhe do të sigurohemi që ky është krimi i tyre i fundit. Ngushëllime popullit të Koro”.
Incidenti vjen pak ditë pasi pengmarrës vranë dy liderë tradicionalë në shtetin fqinjë Ekiti dhe morën peng nëntë persona, duke përfshirë dhe pse nxënës nga një autobus shkolle.
Nuk dihet ende cili është motivi i sulmeve të organizuara.