Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi në një prononcim për mediat paralajmëroi se nëse opozita vazhdon me kaosin në Kuvend, edhe ata do vazhdojnë me kërkesat e tyre për t’i përjashtuar. 

Çuçi e konsideroi këtë çfarë po ndodh me opozitën një ‘’teatër kukullash’’. 

“Ata nëse do vazhdojnë kështu, sigurisht edhe ne brenda rregullave edhe kushtetutës do vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare apo komisionet 

Askush nga deputetët që nuk janë përjashtuar nuk janë ndaluar. 

Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar dhe vendosi përpara për t’i futur me zor, nuk është as absurd, por teatër kukullash”,-tha Çuçi.