Një person është aksidentuar për vdekje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Orikumit.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka përplasur një person,  i cili po udhëtonte me biçikletë dhe pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.