Sot ishte parashikuar të mblidhej Komisioni i Reformës Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë. Herën e fundit u mblodh online për shkak se deputetë opozitarë kishin bllokuar sallën në shenjë proteste pasi ndihen të papërfaqësuar.
Ndërsa sot, përpara hyrjes në sallën e Komisionit ishte Garda e Republikës që nuk ka lejuar deputetët opozitarë të futen brenda.
Rithemelimi së bashku me grupimin e Gazment Bardhit kanë tentuar të hyjnë për të bllokuar sërish këtë Komision, mirëpo Garda nuk i ka lejuar.