Ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në 3 vit burg për tradhtinë bashkëshortore.
Për këtë ka reaguar deputeti i PS, Erion Braçe, i cili thotë se në këtë debat e rëndësishme është që të mos gënjehet.
Braçe thekson se ‘nuk mund të bëhemi Irani në këtë vend sa i takon çështjeve që lidhen me moralin, por bigamia dhe poligamia duhen ndëshkuar’.
“Ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Shqipëri, veçanërisht me gratë, vajzat dhe të miturit, po shkojnë paralel me hartimin e një kodi të ri penal që duhet të matrealizojë shqetësimet që shoqëria mbart në këtë aspekt. Patjetër që ka propozime të ndryshme, por një gjë duhet t’i vlejë këtij debati, mos gënjehet. Është e rëndësishme që ky debat mos të mbytet nga gënjeshtrat, qoftë edhe mediatike.
E dyta, t’u jepet kohë profesionistëve që të marrin çdo lloj propozimi dhe ta diskutojmë. Ne nuk mund të bëhemi Irani në këtë vend sa i takon çështjeve që lidhen me moralin. Referuar këtij debati për tradhtinë, ai që është shqetësim është bigamia, poligamia, tre katër gra brenda një marrëdhënie. Këto duhen ndaluar dhe duhen ndëshkuar”-shprehet Braçe.