Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, u takua sot me ambasadoren e re të Japonisë, Kato Kikuko. Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe parlamentar.
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Japonisë kanë mbi 100 vjet histori.
“Bashkëpunimi dypalësh është sot i shkëlqyer në të gjitha fushat dhe ndihma financiare e Japonisë për zhvillimin e Shqipërisë, nëpërmjet projekteve në shumë sektorë dhe mbështetjen e zhvillmit lokal është tepër e vlerësuar.
Mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Japonisë bashkëpunimi po rritet, nëpërmjet shkëmbimeve mes grupeve të miqësisë dhe deputetëve. Shqipëria vlerëson nismën e Japonisë për Ballkanin Perëndimor, si një kontribut për zhvillimin, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal”, theksoi Nikolla.