Maxhoranca socialiste është tërhequr sot nga votimi i projektligjit për “Lojërat e Fatit”.

Kërkesa ka ardhur nga Grupi i PS, ndërkohë që Lindita Nikolla propozoi votimin e ndryshimit të rendit të ditës.

Në një kohë që deputetët ishin duke protestuar, maxhoranca ka votuar me 74 vota pro, heqjen nga rendi i ditës i nismës ligjore për lojërat e fatit.

“Me kërkesë të Grupit të PS është kërkuar tërheqja nga diskimit i projektligjit për lojërat e fatit.

Miratohet më 74 vota pro”, u shpreh Nikolla.