Flamur Noka ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare të ditës së sotme, e cila zgjati vetëm 20 minuta si rrjedhojë e kaosit dhe rrëmujës së krijuar nga opozita.
Ai theksoi që gjesti me miellin dhe vezët ishte një sinjal, teksa tregoi që do të vijojnë edhe në shtëpitë e tyre.
“Ka parlament në botë që ndodh kjo gjë përveç Shqipërisë? Ka vend demokratik që ushtron dhunë ndaj opozitës? Çfarë i ka ngelur më opozitës të bëjë përveç se të ngrihet në këmbë? Kjo që bëm sot ishte sinjal, veza, mielli… Asnjë prej tyre nuk do gjejnë paqe. Në shtëpitë tyre do të kenë vezë dhe domate, çdo ditë. Ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë.”