Dy automjete tip “Benz” janë përplasur në rrugën Tapizë-Thumanë, e si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Shtetasi O.V., 22 vjeç, banues në Kurbin ka goditur mjetin me drejtues shtetasin Z.P., 56 vjeç.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit Z.P., dhe pasagjeri i tij shtetasi M.Gj.,54 vjeç, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Për këtë aksident, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës, arrestuan në flagrancë 22-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





