Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap me sasi kanabisi me vete. A.H., banues në Tiranë u arrestua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.