Një ngjarje e rëndë ëhtë regjistruar ditën e sotme në zonën e Jalës. Një burrë 74-vjeçar me iniciale F.A. dyshohet se është rrëzuar brenda banesës së tij dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja është bërë publike dhe rrethanat e saj janë duke u verifikuar nga autoritetet. Burimet bëjnë me dije se deri më tani nuk ka detaje të tjera shtesë të lidhura me kohën, mënyrën e gjetjes së trupit apo element të tjerë të ngjarjes.
Forcat policore dhe prokuroria janë angazhuar në procesin hetimor për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





