Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar ditën e sotme në Romë, me homologun italian, Matteo Piantedosi.

Ministri i Brendshëm Balla tha se në këtë takim është dakortësuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy Policive.

Ky takim vjen pas takimeve të mëparshme që ka pasur mes Policisë Shqiptare, Italiane dhe Britanike në përballjen me grupet kriminale.

Sipas Ballës teksa krimi nuk njeh kufi dhe policia duhet të kalojë kufijtë në bashkëpunim.

Balla tha se ka kërkuar nga ministri i Brendshëm italian, anëtarësimin të policisë Rrugore shqiptare në Shoqatën e policive Rrugore Europiane për sfidat e sigurisë rrugore. Për këtë takim të pranishëm ishin edhe dy drejtorët e policisë së Vlorës dhe Durrësit. Kjo sipas Ballës pasi Shqipëria po pret një tjetër vit turistik.

Balla tha se Shqipëria përveç bukurive turistike do ofrojë dhe sigurinë maksimale për turistët italian që kanë rezervuar në Shqipëri.