Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të arrijë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pak pas mesditës së të enjtes, më 15 shkurt. Ndërkohë, kanë nisur përgatitjet për vizitën e sekretarit Blinken.

Në fasadën e Jashtme të Universitetit të Inxhinierisë, është varur një banderolë e madhe ku shihet fotoja e zyrtarit amerikan.

Ndërkohë që bulevardi është zbukuruar me flamuj të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.