Nga Shkodra nisën takimet grupi i opozitës të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës, te cilët tashmë janë bashkuar.

Në një prononcim për mediat, Bardhi iu përgjigj edhe akuzave të grupit të deputetëve të Bashës, që ai pas vizitës në SHBA shkoi direkt të protesta në rrugën e Salës.

Pyetje: Nga SHBA poshtë rrugës së Salës, ju ka akuzuar Basha dhe grupi mbështetës si i përgjigjeni?

Bardhi: Asnjë përgjigje, nuk kam kohë për të humbur me batuta pa asnjë vlerë. Unë jam aty ku janë demokratët

Pyetje: Çfarë do të ndodhë nëse nuk përgjigjet ky fraksion ?

Bardhi: Unë kam bindjen e plotë se PD është e bashkuar, ato pak kolegë që nuk janë bashkuar do e kuptojnë që janë në rrugën e tyre dhe vendi i tyre është krah demokratëve përballë Ramës.