Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat para seancës plenare komentoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.
“Kjo është një vizitë që sinjalizon forcën dhe fuqinë e marrëdhënieve e SHBA-ve me Shqipërinë. Vjen në një moment të veçantë edhe për Kosovën. Unë nuk kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës. Takimet me kolegët e SHBA-së nuk kanë munguar dhe s’do mungojnë“, tha Basha për gazetarët.