Kryeministri Rama i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Rama ka publikuar videon e mbërritjes së Blinken në Rinas, me mbishkrimin “Mirë se vjen në Shqipëri Sekretari Blinken.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nisi vizitën tetë orëshe në Tiranë ku pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.
Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.