Mesditën e sotme u raportua se lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka ndërruar jetë në burg.

Kjo ngjajre ka nxitur zemërim dhe dënim nga liderët botërorë, që janë shprehur se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit.

Me anë të një postimi në “facebook” ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ndër të tjera thotë së Navalny ishte një një luftëtar lirie, një kolos  i cili nuk u përkul kurrë, në asnjë moment, nuk bëri kompromis dhe i qëndroi besnik të vërtetës, deri në frymën e fundit.

Berisha thekson se kjo të jetë një këmbanë alarmi për potencialin e së keqes që liderat e ngjashëm me Putinin në Ballkan, Europë dhe në botë kanë në thelb.

Postimi i Berishës:

Vdes në burg lideri i Opozitës Ruse, Alexei Navalny.

Të dashur miq, me keqardhje lexova lajmin e vdekjes se papritur të  liderit opozitar, Navalny, zërit me te fuqishëm kritik dhe më guximtar kundër Vladimir Putinit dhe regjimit të tij autoritar. Pasi e helmoi me Novichok në vitin 2020 dhe e burgosi, pas kthimit të tij nga Gjermania ku i shpëtuan jetën Alexei Navalny njohu izolime të gjata dhe trajtime çnjerëzore nga regjimi i Putinit i cili nuk toleron dot kundershtarët politik, dhe deri mënyrën ta eleminojë për të shpëtuar prej tij.

Vdekja e tij e parakohshme dhe e paralajmëruar rrugëtimi i tij i vështirë, burgosja dhe denigrimi çnjerëzor, tregon fytyrën e vërtetë  dhe  rrezikun që mbartin regjimet dhe liderat autoritarë si Vladimir Putin, por mbi të gjitha tregojnë vlerat e paçmueshme të luftëtarëve të lirisë. Alexei Navalny ishte i tillë, një luftëtar lirie, një kolos  i cili nuk u përkul kurrë, në asnjë moment, nuk bëri kompromis dhe i qëndroi besnik të vërtetës, deri në frymën e fundit.

Le të jetë kjo një këmbanë alarmi për potencialin e së keqes që liderat e ngjashëm me Putinin në Ballkan, Europë dhe në botë kanë në thelb. Ngushëllimet e mija shkojnë për familjen e Alexei Navalny, të afërmit e tij dhe duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha qëndrimet çnjerëzore të Putinit ndaj tij, ju bëjë thirrje të gjitha instancave të OKB dhe institucioneve nderkombëtare  që të hetojnë lidhur me shkaqet që çuan drejt vdekjes së tij dhe të ndëshkojnë autorët dhe sponsorizuesit e vdekjes së tij misterioze. #sb