Akullorja me emrin e tij del në treg më 19 shkurt nga Erling Haaland.

Prezantimi i produktit të tij të ri është bërë nga sulmuesi i Manchester city, i cili ka zbuluar se akullorja do të mbajë emrin e tij dhe do të dalë në shitje më 19 shkurt në Norvegji.

Në paketimin e akullores është një foto e Haaland duke festuar një gol me kombëtaren norvegjeze. Prodhimi do të ndërmerret nga kompania Henning Olsen.

Haaland nuk përfshihet për herë të parë në industrinë e ushqimit të paketuar.

Megjithatë, shumë tifozë të City tashmë po i kërkojnë në rrjetet sociale që të lëshojë akulloren edhe në Angli.