Ka nisur me tensione edhe seanca plenare e kësaj të enjteje. Pavarësisht fishkëllimave në sallë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë kaloi për miratim marrëveshjen me Italinë për emigracionin, si dhe ndryshimet ligjore te ligji për zonat e mbrojtura.

Pikë e parë e diskutimeve do të jetë Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ne lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS IV”.

Pika tjetër është Projektligji “Për ratifikimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”. Kjo marrëveshje kaloi edhe filtrin e Gjykatës Kushtetuese pas kundërshtive të opozitës.

Pika e fundit e rendit të ditës është dhe miratimi i ndryshimeve ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura. Kjo nismë e disa deputetëve të mazhorancës, forcon rolin e Bashkive për zonat e mbrojtura, teksa për opozitën këto ndryshime ligjore i hapin rrugë betonizimit të tyre.