Pamjet e adhurueshme tregojnë një elefant të rrallë rozë duke luajtur në një pellg me ujë në Afrikën e Jugut.
Operatori i Safarit Theo Potgieter vuri re elefantin albino, që mendohet se është rreth një vjeç, duke u endur në Parkun Kombëtar Kruger.
Ai tha për Live Science: Është gjithmonë një privilegj të jesh në gjendje të dëshmosh këto kafshë jashtëzakonisht të rralla dhe të veçanta.
Ai tha se ishte hera e dytë që kishte parë një elefant albino kohët e fundit. Në të dyja rastet, tufa tjetër e elefantëve ishin shumë protektive ndaj elefantëve albino.
Që të ndodhë albinizmi, të dy prindërit duhet të kenë një gjen recesiv. Sipas Potgieter, gjendja ‘ndodh vetëm një herë në çdo 10,000 lindje’ të gjitarëve në natyrë. Vjet janë publikuar pamjet e rralla të pandës së vetme albino të njohur në botë. Panda u filmua nga një kamerë e aktivizuar me lëvizje duke kaluar nëpër një rezervat të gjerë natyror në malet e provincës Sichuan të Kinës.