Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Shqipëri. Ashtu siç shihet në foto, automjeti i tij po shoqërohet nga një eskortë.  

Ai do marrë pjesë në Samitin e Ukrainës që zhvillohet sot në Tiranë. 

Gjithashtu pjesëmarrëse do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Kujtojmë se pak para mesnatës mbërriti në Tiranë presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelenksy, i cili do të jetë pjesë e samitit për Ukrainën.