Lëkundje tërmeti janë regjistruar në Durrës mëngjesin e kësaj të mërkure.
Sipas të dhënave nga IGJEUM, në orën 07:30 ka rënë një tërmet me magnitudë 3.6 e shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë në Jubë, 13 km në veri dhe verilindje të Durrësit, me thellësi 11 km.





