Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi është pritur në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet ditën e sotme në kryeqytetin shqiptar.
Ndryshe nga liderët e tjerë komisioneri Varhely ka mbërritur në këmbë në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të mbahet ky samit.
Ndërkohë kujtojmë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë ka në fokus planin e rritjes ekonomike.
Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.