Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social “Instagram” një foto ku shfaqet duke shoqëruar komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi dhe siç duket duke e shtyrë nga pas.
Rama i ka bashkangjitur kësaj fotoje diçiturën “duke shty procesin”, duke iu referuar rrugës së integrimit evropian të Shqipërisë.
Kreu i qeverisë dha një deklaratë të përbashkët ditën e sotme më Varhelyin ku të dy u shprehën në mënyrë pozitive për integrimin e vendit drejt BE.
“Veprat tuaja kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishit në tetor 2018. E ku jeni tani. Jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati të hapë grupi-kapitullin e parë”, u shpreh Varhelyi sot.