Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm.

Ende nuk dihen arsyet përse ish-ministri socialist ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.

Gjiknuri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme edhe më parë për fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.

Gjithashtu emri i tij ka dalë në dosjen e inceneratorëve, ku mësohet se ka udhëtuar jashtë shtetit së bashku me ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe me biznesmenin Mirel Mërtirin.