Stina e re vjen plot ndryshime!
Gardëroba nuk është i vetmi tregues ku shihen të gjitha ndryshime që duhen për të kapërcyer me stilin e duhur nga dimri në pranverë, por të gjithë kanë më shumë arsye për t’ju gëzuar stinës së re: mëngjese të lehta dhe darka të zgjatura deri në vonë të natës.
Por, ka një tjetër detaj që duket se i emocionon më shumë gocat se çdo veshje e re që paralajmëron stinën e re: ngjyra e flokëve!
Cilat do të jenë ngjyrat më të kërkuara të flokëve për këtë sezon? Ja 3 më të preferuarat:
- Çokollatë me shkëlqim
- Fije të çelura bionde
- Luhatje mes toneve të biondes në kajsi