Një djalë i ri nga Shkallnuri i Durrësit i ka dhënë fund jetës sot duke u vetëvarur në banesë.
Viktima me iniciale F.K., 28 vjeç është gjetur nga familjarët rreth orës 07:15, ndërsa ende nuk dihen arsyet që e shtynë të riun drejt aktit ekstrem.
Informacioni paraprak i policisë
Më datë 21.09.2020, rreth orës 07:15, në fshatin Shkallnur, Durrës, është gjetur i vetëvarur në banesë, shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Shkallnur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





