Dashi:
Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër Mërkuri do të fillojë të sjellë rezultatet e para të kalimit të ri në shenjën tuaj. Shumë shpejt do të mund të rinovoni ose të nënshkruani një kontratë, apo të merrni një ofertë të këndshme pune. Shumë gjëra do të ndryshojnë deri në verë.
Demi:
Nesër Venusi do të nisë një tranzit pozitiv që do t’ju japë një dorë të mirë për të rifituar qetësinë në dashuri. Kjo vlen dhe për faktin sepse ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira në këtë pikë: mes ulje-ngritjeve dhe mosbesimit të theksuar, po luftoni për të mbajtur një marrëdhënie paqësore me ata që keni në krah.
Binjakët:
Duke filluar nga nesër do të jetë vendimtare të ktheheni me këmbë në tokë dhe të përpiqeni të ekzaminoni situatën tuaj aktuale me sy të jashtëm dhe kritik. Duhet të bëni një përpjekje për të distancuar veten nga një shqetësim që keni ndjerë së fundmi dhe të ecni përpara.
Gaforrja:
Lajm i mirë: Afërdita është sërish aktive! Planeti do të vendosë sërish dashurinë në plan të parë. Nga ana tjetër dihet se një Gaforre mund të dëshirojë të bëjë një blerje që i bën të ndihen të përkëdhelur dhe të kënaqur, edhe nëse kjo nuk është thelbësore. Historitë e porsalindura duhet të kurohen me kujdes.
Luani:
Nesër do të nisë një fazë shumë e kënaqshme në punë, për shkak të Mërkurit të pozicionuar në aspekt të shkëlqyer. Sigurisht, shumëçka do të varet nga pika e fillimit. Ata që janë të angazhuar si punonjës mund të marrin një rol më të rëndësishëm. Mundësi të reja do të vijnë për profesionistët e lirë.
Virgjëresha:
Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër do të duhet të filloni të kujdeseni më shumë dhe më mirë për njerëzit që i konsideroni të rëndësishëm, duke i kushtuar më shumë vëmendjen që duan dhe që duhet. Ndryshimet profesionale që vijnë: një propozim i ri ju pret, një marrëveshje për të nënshkruar, një provë për t’u përballur.
Peshorja:
Nesër do të ketë shenja të vogla përmirësimi në dashuri që do t’ju japin rreze shprese. Ato do të jenë një aluzion dhe antipastë e asaj që ju pret në qershor, kur qielli do të marrë një formë më harmonike. Ata që së fundmi janë përballur me një krizë marrëdhëniesh do të duhet të bëjnë më të mirën për të ndërmarrë veprime efektive.
Akrepi:
Në sajë të kalimit të ri të Venusit tek miku juaj Peshqit, do të dëshironi të merrni përgjigje nga partneri/ja, nëse kohët e fundit ka pasur keqkuptime apo debate. Kushdo që ka pësuar një zhgënjim të hidhur mund të jetë mbyllur në guackën e vet. Por yjet ju ftojnë të ktheheni në lojë me besim.
Shigjetari:
Nga nesër deri në qershor do të fillojë një periudhë elektrizuese për ju, e përbërë nga mundësi të reja pune, propozime, risi dhe eksperimente. Përpiquni të mbillni farat menjëherë për muajt e ardhshëm dhe filloni të konsideroni projekte të reja për të ardhmen, e thënë ndryshe do të korrikut frytet.
Bricjapi:
Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër Mërkuri në kuadraturë do t’ju detyrojë të jeni shumë më të kujdesshëm me paratë. Deri në verë do t’ju duhet të filloni një projekt të rëndësishëm që mund të kërkojë një shumë të konsiderueshme parash: më mirë të filloni të vendosni disa para mënjanë.
Ujori:
Nëse lidhja juaj në çift po del nga një periudhë konflikti, nesër dhe në ditët në vijim do bëni mirë të qëndroni të qetë. Dihet se një Ujor, mund të bëhet deri i padurueshëm kur përballet me dikë që do të përpiqet të vendosë shkopinj nën rrota.
Peshqit:
Nesër, me Venusin në shenjë, jo vetëm dashuria do të përmirësohet. Edhe jeta profesionale mund të rinovohet, me karakteristika të tilla si propozime të reja, një promovim i vogël, një transferim i papritur. Dëshira për diçka të re, për më shumë stimuj, do të rritet.