Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime në oraret e energjisë elektrike gjatë javës së ardhshme. Kjo për shkak të një remonti të planifikuar në nënstacionin e uzinës Dinamo.
Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE energjia do të stakohet gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 nga data 21 deri në 25 shtator, ndërsa zonat që do të preken nga ky kufizim janë si më poshtë:
21 shtator
Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit.
22 shtator
Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor
23 shtator
Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe
24 shtator
Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”
25 shtator
Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe.