Tetë futbollistë të rinj ganezë kanë humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur të shtunën. Fillimisht gjashtë prej tyre vdiqën pasi autobusi u rrotullua dhe ra në lumë, ndërsa më pas dy të rinj të tjerë ndërruan jetë në spital, raportojnë mediat ganeze.
Sipas dëshmive të para, shoferi i autobusit humbi kontrollin dhe më pas përfundoi në lumin Offinso, të rajonit të Ashanti. Banorët vendas me të parë aksidentin shpejtuan për të dhënë ndihmën e parë.
Lajmi i keq është se edhe katër futbollistë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa në total kanë marrë ndihmë mjekësore 24 veta.
Ekipi që luan në Colts League, liga e të rinjve në Ganë, po udhëtonte nga Afrancho, një periferi e Kumasit.