Një debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother Vip 3 ka ndodhur mes Egla Cenos dhe Heidi Bacit. Aktorja i është drejtuar Heidit duke e cilësuar budallaqe që kërkon vetëm vëmendje.

Heidi i është kthyer duke i thënë se nuk e ka pritur një sjellje të tillë nga ajo, dhe argumenton se qëllimi i Eglës është që ta nxjerrë jashtë shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Miqësia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur sërish.

Pjesë nga debati:

Egla: Picirruke, ke nevojë gjithmonë për një Sarë me vete,

Heidi: Nuk e prisja

Egla: Unë nuk e prisja nga ty

Heidi: Ke thënë që je italiane, fatkeqësisht prindërit e mi kanë ikur nga këtu.

Egla: Ishte një këshillë dashamirëse

Heidi: Kjo është jeta ime, ik mos më fol

Egla: Ti the jam italiane, unë të thashë mos e thuaj në inat e  sipër se të bën dëm! Je shumë budallaqe, ke mentalitet lufte, do vetëm vëmendje, do njerëz kundër, po të jepja një këshillë, ti je kaq e ngatërrume me veten tani sa nuk di ca flet.

Heidi: E di sa njerëz vijnë këtu

Egla: Surrat patate, nis shit bileta

Heidi: Është bërë me Julin me atë të më nxjerrin mua, erdhe ti tek unë apo erdha unë tek ty! Nuk më qëndroi afër erdhi më goditi, me më ofendoi. Dashamirësia jote, e kemi parë, zhduku.