Kur dy burra të maskuar të armatosur nga Hamasi hynë në shtëpinë e një gruaje 90-vjeçare që jeton në Izrael, Esther Cunio, reagimi i saj i zgjuar dhe i ftohtë i shpëtoi jetën.
Gruaja e moshuar, me origjinë nga Argjentina, duke folur në një dokumentar të ri për incidentin, tha se një nga burrat kërkoi të dinte se ku ishte pjesa tjetër e familjes së saj.
Pastaj ajo u përgjigj se nuk flet mirë arabisht ose hebraisht. “Unë flas spanjishten argjentinase. A shikon futboll i them atij. Ai thotë po, dhe unë i përgjigjem, kam të njëjtën origjinë si Messi. Më tha, më pëlqen Messi! Më vendos dorën mbi supe, më jep armën, bën një foto me mua dhe më pas largohet”, u shpreh e moshuara.
Kjo foto mjaft surreale është bërë virale, si simbol i qetësisë së saj dhe fuqisë së sportit për të zbutur edhe urrejtjen e luftës. Megjithatë, nipërit e Cunios, 33-vjeçari David dhe 26-vjeçari Ariel, mbeten rob në Rripin e Gazës. Davidi u rrëmbye së bashku me gruan dhe fëmijët e tij binjakë, të cilët u liruan në operacionin e shkëmbimit të të burgosurve të nëntorit, por pa prindërit e tyre.