Pas 13 vitesh, në Paris u rikthye gara e kamerierëve. Rreth 200 profesionistë të veshur me uniformë, me tabaka në duar, përshkuan 2 km nëpër lagjen Marais rreth Bashkisë.
Në tabaka secili mbante 1 gotë ujë, një kafe dhe një briosh. Rregullat ishin të thjeshta: tabaka vetëm në njërën dorë; nuk ka vrapim; dhe asnjë thërrime a pikë që të derdhet.
Qindra spektatorë ishin mbledhur për të parë garën e pazakontë, që në fakt është dhe një spektakël tradicional i qytetit. Megjithatë kishte kaluar më shumë sesa 1 dekadë, që një ngjarje e tillë nuk ishte realizuar, për shkak të mungesës së sponsorëve.
Gara pati dhe një fitues, i cili arriti i pari ta prekte shiritin, megjithatë juria për të shpallur më të mirin do të marrë parasysh edhe nëse kafetë apo uji janë derdhur.
“E dua aq sa e urrej këtë punë. Është në lëkurën time. Nuk mund ta lë. Është e vështirë. Është rraskapitës. Është kërkuese. Është 12 orë në ditë. Por “është pjesë e ADN-së sime. Jam rritur në një farë mënyre me një tabaka në dorë”, tha Van Wymeersch, fituese në kategorinë e femrave, e cila theu rekordin për 14 minuta dhe 12 sekonda.
Gara e kamariereve filloi për herë të parë në vitin 1914. Pjesë e saj janë kamerierët dhe kamerieret e lokaleve më të njohura dhe shumë të dashura të Parisit, të cilët presin dhe përcjellin qindra mijëra vizitorë me shkathtësi.