20 qytetarë dyshohet të jenë mbytur pas shembjes së Urës Francis Scott Key në Baltimore të SHBA-së.
“Ne jemi duke menaxhuar një incident me viktima masive”, tha Kevin Cartwright, drejtor i komunikimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit Baltimore.
“Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se ka deri në 20 persona që mund të jenë në lumin Patapsco si dhe automjete të shumta”, tha ai për CNN.
Cartwright tha se ata po punojnë me Rojet Bregdetare të SHBA dhe një ekip zhytësish janë në lumë për operacione kërkimi dhe shpëtimi, me temperatura -1 °C rreth portit.
Ura Francis Scott Key në Baltimore u shemb herët në mëngjes pasi u godit nga një anije e madhe.
Ura 1.6 milje me katër korsi shtrihet mbi lumin Patapsco dhe shërben si kalimi më i jashtëm i portit të Baltimores dhe një lidhje thelbësore me Rripin e Baltimores.
Ura, e cila u hap në vitin 1977, mban emrin e autorit të himnit kombëtar të SHBA, “The Star-Spangled Banner”, sipas Autoritetit të Transportit të Maryland në faqen e saj të internetit.
Francis Scott Key besohet se ishte ulur pranë vendit të urës, ndërsa dëshmoi bombardimin e Fort McHenry në 1814, duke e frymëzuar atë të shkruante fjalët e himnit kombëtar të SHBA.